“Katimerini”: Zgjidhja e emrit do të prolongohet për një kohë të pacaktuar


Në kuadër të bisedimeve të sotme të medijatorit Methju Nimic me kreun më të lartë shtetëror, gazeta greke “Katimerini” doli me koment të kryeredaktorit të saj, Aleksis Papahelas, sipas të cilil zgjidhja për emrin e shtetit maqedonas do të prolongohet për një kohë të pacaktuar, transmeton Zhurnal.

Në hyrjen e komentit të titulluar “Si ndryshuan kohërat”, autori u përkushtua edhe në hidhërimin e një pjesë të grekëve, përkundër shpresës se do të ecet më mirë kur Aleksis Cipras u bë Kryeministër, ndërsa pjesa e dytë e shkrimit është përkushtuar në çështjen e emrit të Maqedonisë.

“Por, erupcioni ndodhi jo përshkak të uljes së pensioneve dhe masa tjera për ndihmë financiare, por për kontestin për emrin me Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë (IRJM)”, ka shkruar Papahelas.

Ai mes tjerash shkruan se gjatë ditëve të fundit po zhvillohet një dinamikë e caktuar dhe askush nuk guxon të flet se ku do të dërgon kjo dinamikë. Sipas tij me shumë mundësi zgjidhja e emrit do të prolongohet për një kohë të pacaktuar.