“Katimerini”: Propozim marrëveshja ka shtatë pika


Emri, spektri i përdorimit, gjuha, identiteti, përdorimet tregtare, shkurtesat dhe akronimet janë shtatë pikat që i përmban propozimi grek në draft marrëveshjen, sipas gazetës “Katimerini”.

Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina, këto në fakt janë edhe pikat që vet Koxiasi i ka përmendur, në intervistën për televizionin shtetëror ERT, muajin e kaluar, kur për herë të parë zbuloi se Greqia do t’i dorëzojë Maqedonisë propozim për nënshkrimin e marrëveshjes.

Sipas “Katimerinit”, propozimi për zgjidhje është i plotë, përmban përgjigje në të gjitha pyetjet individuale që kanë të bëjnë në marrëdhëniet e të dy vendeve, por edhe për vet perspektivën e Maqedonisë në organizatat ndërkombëtare.

Gazeta komenton se identiteti dhe gjuha nga ana e Maqedonisë përshkruhen si pika për të cilat nuk negociohet dhe thotë se një pyetje është nëse Zaevi do ta pranojë propozimin e Ciprasit.

“Të dyja palët duket se plotësisht pajtohen lidhur me afatin kohor, veçanërisht për nevojën e përgatitjes për pjesët e ndara nga marrëveshja të përfundohen nëse është e mundur në mars, ndërsa sigurisht në mes të prillit”, shkruan “Katimerini”.

Gazeta bën analizë nëse edhe krahas asaj që Athina është kundër zgjidhjes në etapa dhe në pjesë, ndërkaq, për pika të caktuara mund të ketë marrëveshje, por do të nevojitet kohë të përfundohen, ndërsa si shembull e përmendi standardizimin ISO 3166-1 për shkurtesat, të cilat drejtpërdrejt ndikojnë edhe në shenjat tregtare.

“Gjithsesi ekzistojnë edhe detaje të caktuara, si për shembull, himni kombëtar i vendit fqinj, i cili përmban pretendime irredentiste”, shkruan “Katimerini”, por shton se himni është me rëndësi sekondare në negociatat, për dallim nga ajo që ka të bëjë në kombësinë “që mund të sjellë në prishjen e negociatave”.

Gazeta përmend se Maqedonia, në një kohë të dukur do të duhet t’i ndryshojë dokumentet personale shtetërore siç janë letërnjoftimet, pasaportat dhe patent shoferët.