13 të vdekur në aksidentin në autostradën Shkup-Tetovë


Në aksidentin e sotëm në autostradën Shkup-Tetovë në të cilin u rokullis autobusi me përplot udhëtarë kanë humbur jetën gjithsej 13 persona, ndërsa janë lënduar 35. Ata  urgjentisht janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit 8 Shtatori. Drejtori i këtij spitali për “Gazetën e Pavarur“, ka theksuar se në klinikën e tij dy nga pacientët i kanë sjellë të vdekur ,ndërsa tre me lëndime të rënda të cilët para pak çastesh kanë ndërruar jetë.

“Janë hapur katër salla operacioni. Të gjitha ekipet janë thirrur, jemi me kapacitet të plotë.Të gjithë të lënduarit janë vendosur në  qendrën e re të hapur të traumës. Kjo qendër është e re dhe e pajisur mirë. Të gjithë janë atje dhe mendoj se përveç këtyre viktimave, të tjerët do të jenë mirë “, tha Kostov

Sipas Kostov të tjerët janë të lënduar rëndë por janë jashtë rrezikut për jetë.