Katër të lënduarit në aksidentin në autostradën Shkup – Tetovë ende në gjendje kritike


 Katër të lënduarit  në aksidentin në autostradën Shkup – Tetovë, që ndodhi para një jave, janë ende në gjendje kritike. Dy prej tyre janë në Qendrën për Anestezi, Reanimacion dhe Kurim Intensiv (KARIL), ndërsa dy janë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “( Shtatori).

Nga SPQ informojnë se pesë pacientë janë lëshuar për kurim shtëpiak, ndërsa tetë janë në Repartin për Traumatologji.

Disa nga pacientët e lënduar janë vendosur në repartet e tjera të Qendrës Klinike.