Katër persona arrestohen për incidentin e mbrëmshëm afër selisë së BDI-së


Në incidentin e armatosur që ndodhi mbrëmë në Reçicë të Vogël ku është vrarë Naip Rexhepi nga dega e BDI-së në Kumanovë, janë arrestuar deri më tani katër persona, transmeton Almakos.

Në mesin e personave të lënduar është edhe vëllai i Naipit, Sabit Rexhepi, i cili ka pasur lëndime në këmbë.

Nga SPB Tetovë kanë deklaruar se gjatë mbrëmjes janë arrestuar edhe dy persona që dyshohen se kanë qenë pjesë e grupit që ka marr pjesë në incident.

Nga Spitali Klinik në Tetovë është njoftuar se tek to janë dërguar dy persona të lënduar, prej të cilëve njëri ka vdekur.

Sot pritet që MPB të jap më shumë detaje në lidhje me incidentin që ndodhi në Reçicë të vogël./Almakos/