Kate, gruaja e Princit William të Britanisë, lindi djalë.


Fëmija i tretë i çiftit peshon 3.8 kilogramë.

“Mbretëresha, Duka i Edinburgut, Princi i Uellsit, Dukesha e Kornwollit, Princi Heri dhe anëtarët e të dy familjeve janë informuar dhe janë të kënaqur nga lajmi,” thuhet në një deklaratë të Pallatit Mbretëror.

Princi William dhe Kate u martuan në vitin 2011. Ata kanë dy fëmijë të tjerë: Princi Xhorxh, 4 vjeç dhe Princesha Sharlot, që mbush 3 vjeç javën e ardhshme.