Kasami: Zaev duhet që të mbledh forcë dhe të shpall zgjedhje të parakohshme parlamentare


Skandali në Prokurorinë Publike Speciale, është dështimi dhe dëshpërimi më madh i qytetarëve të Maqedonisë së veriut dhe kjo do ti kushtoj vendit në aspiratat e më tejshme në rrugës e saj në BE dhe NATO, tha kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në një intervistë për TV21. Sipas tij, tani është koha për zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi që qytetarët e kanë humbur besimin e këtij pushteti.

,,Nëse tani nuk është koha për zgjedhje të parakohshme parlamentare, atëherë unë nuk e di se kur në Maqedoni ka qenë më e nevojshme që të organizohen ato. Në momentet kur qytetarët e kanë humbur edhe besimin e fundit se kjo Qeveri mund ta çojë përpara procesin integrues. Unë mendoj se kryeministri Zaev duhet që të mbledh forcë dhe të shpall zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi që qytetarët me të vërtetë kanë nevojë për një elitë të re të politikanëvë të cilët do të punojnë për të ardhmen e Maqedonisë euro-atlantike”, theksoi Kasami.