Kasami: Une jam kryetar i Lëvizjes Besa

Bilall Kasami, kryetar i lëvizjes Besa, sonte deklaroi se partia do t’i përkrahë të gjitha intervenimet reformiste të Qeverisë për anëtarësim në NATO dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE dhe se në këtë drejtim nuk do të kalkulojë nëse do të hyjë në Qeveri.

Kasami, i cili ishte mysafir në emisionin “Top tema” të televizionit Telma, tha se në takimin me kryeministrin Zoran Zaev para disa ditëve u bisedua për reformat e Qeverisë në drejtim të asaj që Maqedonia në vitin 2018 më në fund të bëhet anëtare e NATO-s dhe të fillojë negociata për anëtarësim në BE. Takimi me Zaevin, sipas tij, nuk ka lidhje me ngjarjet brendapartiake në Lëvizjen Besa dhe kjo nuk ishte temë e bisedës, e cila u kontraktua paraprakisht.

Duke folur për ndarjet në Lëvizjen Besa, Kasami sqaroi se qëndrimi i tij është qëndrim i të gjithë anëtarëve dhe aktivistëve të Lëvizjes Besa dhe se partia është unike.

“Unë jam edhe de fakto edhe de jure kryetar i Lëvizjes Besa”, tha Kasami.

Sipas tij,dy kongresa të një partie politike nuk mund të mbahen.

“Ky shtet ka institucione të cilat do të vlerësojnë se cili kongres është i konvokuar nga Besa, ndërsa tjerat nëse vjen deri te kjo, e shpresojmë se nuk do të vijë, sigurisht se duhet të fillojnë procedura për regjistrimin e partisë së re”, tha Kasami.

Sipas tij, ka marrëveshje që grupi parlamentar i Lëvizjes Besa të veprojë në mënyrë unike.

“Formalisht koordinator i grupit parlamentar është Afrim Gashi dhe derisa ai nuk prononcohet ndryshe, unë do ta trajtoj dhe do ta pranoj si deputet të Lëvizjes Besa”, tha Kasami.

Deputetët e Lëvizjes Besa votuan për ligjin e gjuhëve dhe sipas tij, ky ligj nuk do të thotë hap drejtë federalizimit të Maqedonisë