Kasami: Koha është që presidenti i shtetit të jetë shqiptar


Kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami vlerëson se pas zyrtarizimit të gjuhës shqipe dhe pas arritjes së marrëveshjes për çështjen e emrit me Greqinë është koha që edhe presidenti i shtetit të jetë shqiptar.

“Unë vlerësoj që është momenti i fundit që përfundimisht në Maqedoni Presidenti të jetë shqiptarë dhe Lëvizja Besa do të jap kontributin e saj maksimal që kjo të ndodh. Sigurisht që ne kemi kalkulimet tona partiake, që të kemi një kandidat të tillë, por them që përfundimisht në Maqedoni ka ardhur koha që pas asaj që Kryeparlamentari është shqiptar, ka ardhur koha qe edhe Presidenti i ardhshëm i Maqedonisë të jetë shqiptar”, kështu ka deklaruar për VizionPlus, Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA.