Kasami dhe Sela bashkojnë forcat në Kuvend?


Lideri i Lëvizjes Besa nga Tetova, Bilall Kasami dhe kreu i Aleancës për Shqiptarët janë në bisedime për të bashkuar deputetët dhe në Kuvend të formojnë një front opozitar të deputetëve.
Mirëpo Aleanca për Shqiptarët dhe Besa e Kasamit bashkë kanë katër deputet dhe me qëllim të arrihet minimumi prej pesë deputetëve dhe të formohet një grup parlamentar, ata bisedojnë edhe me deputetët e etniteteve tjera më të vogla në Kuvend.

Kjo do të thotë se Lëvizja Besa krahu i Gashit të premten do të mbetet pa grup parlamentar kur dhe do të formalizohet hyrja e tyre në qeveri. Në lidhje me këtë, kryeparalmentari Talat Xhaferi sqaroi se është pikërisht Gashi ai i cili duhet të jep mendim se si do të veproj krahu i Lëvizjes Besa me të cilin ai udhëheq.

Prej më herët krahu tjetër i Besës me lider Kasami është deklaruar si parti opozitare.