Karvani opozitar venezuelas niset pas ndihmës humanitare nga SHBA-ja


Karvani i liderit venezuelas të opozitës Huan Guaido sot është nisur drejt kufirit të Venezuelës me Kolumbinë për zgjedhjen e gjendjes me ndihmën humanitare nga SHBA-ja.

Përfaqësuesit e opozitës herët në mëngjes janë nisur nga Karakasi me tre autobusë të bardhë, të cilët, siç ishte paralajmëruar, duhej t’i udhëheqë Guaido.

Megjithatë, presidenti i përkohshëm i Venezuelës nuk erdhi, ndërsa supozohet se e ka shfrytëzuar vëmendjen e mediave si karrem për shërbimet e sigurisë  të mos e pengojnë udhëtimin.

Opozita ka premtuar se do të dorëzojë ndihmë të madhe të dërguar nga SHBA-ja, e cila ndodhet në depo në qytetin kufitar kolumbian Kukuta.

Presidenti Nikollas Maduro i ka urdhëruar forcat e tij të armatosura t’i prishin planet e tyre, për të cilat mendon se janë në hap me të cilin dëshirojnë ta detyrojnë të largohet nga pushteti.