Karburantet shtrenjtohen për gjysmë deri në një denar për litër


 Çmimi i benzinës rritet për gjysmë e deri në një denar për litër, ndërsa dizeli prej sonte në mesnatë shtrenjtohet për  një denar, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Me vendimin rriten çmimit e shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,47 për qind.

Çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-98 rritet për gjysmë denari për litër dhe do të kushtojë 69,5 denarë për litër. Karburantet e tjera shrenjtohen për njjë denar për litër ashtu që çmimi i ri i benzinës EUROSUPER BS-95  do të shitet shtrenjtohet për 67,5, ndërsa dizeli EURODISEL (D-E-V) 62,5 denarë, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 52,5  denarë për litër.

Me vendimin e KRRE-së për 0,494 denarë për kilogram rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 NC, i cili tani do të shitet për 31,641 denarë.

Si shkak për rritjen e çmimeve të derivateve nga KRRE-ja e theksojnë për 2,94 për qind çmimin më të lartë mestar të benzinës  dhe për 3,42 për qind të dizelit në tregun botëror në shtatë ditët e kaluara dhe për 0,076 për qind të kursit më të lartë të dollarit në krahasim me denarin.