Karaxhovski: Rritet numri i të sëmurëve nga fruthi


Është rritur dyfish numri i personave të sëmurë nga fruthi. Nga 2 shkurt deri më[ sot janë regjistruar 58 të sëmurë të rinj, 54 prej të cilëve janë nga Shkupi, dy nga Tetova dhe nga një nga Gostivari dhe Gjevgjelia, deklaroi sot epidemiologu, Zharko Karaxhovski nga Instituti për shëndet publik të Republikës së Maqedonisë.

Ai theksoi se 144 fëmijë apo 71 për qind e të gjithë fëmijëve janë të pavaksinuar ose jotërësisht të vaksinuar. Ata fëmijë që janë të pavaksinuar, sqaroi, janë më të eksponuar në sëmundje me ç’rast tek ata se pritet që virusi të hyjë dhe të shkaktojë sëmundje.

“Gjëja e dytë që është e rëndësishme është ajo që 32 për qind e këtyre fëmijëve janë të moshës nën një vjeçare dhe nuk kanë marrë vaksinë konform kalendarit të vaksinave. Të sëmurit janë të moshës nga një muaj deri në 54 vjeçare. Më shumë se 60 për qind e të sëmurëve janë të moshës nga një deri në katër vjeç. Me i eksponuar është grupi nga një deri në katër vjeç. Bëhet fjalë për epidemi të verifikuar dhe konfirmuar në Institutin tonë”, tha Karaxhoski.

Theksoi se gjithsej personat e vaksinuar në vend në periudhën nga fillimi i epidemisë, deri më tani janë  8.434 nga të cilët 5.900 janë në Shkup, ndërsa 2.534 në qytetet tjera. Sipas tij, pritet edhe zhvillim i mëtutjeshëm i epidemisë, sepse ajo akoma nuk e ka arritur kulmin e saj, për shkak të së cilës vetëm në territorin e Shkupit ka 50 për qind të vaksinuar.

Lidhur me foshnjën gjashtëmujore nga rrethina  e Kumanovës, të sëmurë nga fruthi, e cila ka vdekur mëngjesin e sotëm në Klinikën për sëmundje infektive, tha se ajo është hospitalizuar gjatë muajit të kaluar në dy raste në Repartin për fëmijë në Kumanovë.