Kapen 6 valltare në “Oriental As”


Pjesëtarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, mbrëmë në periudhën kohore prej orës 22.00 deri 01.00 pas mesnate, kanë realizuar kontroll aksion në objektin hotelerik “Oriental-AS” me lokacion për rreth autostradës Gostivar-Tetovë, në fshatin Zherovjan, pronë e 28-vjeçarit nga Bogovina, shkruan gazeta KOHA.
Gjatë kontrollit, në objekt janë ndaluar gjashtë femra (valltare), nga të cilat 3 shtetase të Serbisë dhe 3 shtetase të Maqedonisë.
Tre shtetaset e Serbisë të moshës dy 21 vjeçare dhe njëra 26 vjeçare, janë mbajtur në Stacionin policorë Tetovë, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, janë dorëzuar në Njësitin për krime ndërkufitare, të huaj, migracion dhe riatdhesim, për procedurë të mëtutjeshme, njofton SPB në Tetovë.