Kandidaturat e Pendarovskit dhe Siljanovsës për president dorëzohen në KSHZ

Fushatë të qetë, dinjitoze dhe demokratike, paralajmëroi sot Aleksandar Kiracovski, shef i Shtabit zgjedhor të kandidatit të LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski pasi deri tek KSHZ-ja edhe zyrtarisht e dorëzoi kandidaturën për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, me 32.000 nënshkrime nga qytetarët.

“Stevo Pendarovski dhe gjithë ne pa dyshim hyjmë si favoritë për president të shtetit tonë. Ju sigurojmë si shef i Shtabit zgjedhor se do të kemi fushatë të qetë, dinjitoze e cila do ta pasqyrojë shoqërinë tonë demokratike”, tha Kiracovski dhe u bëri thirrje të gjitha partive politike së bashku të zhvillojnë fushatë adekuate evropiane e cila në sipërfaqe do ta nxjerrë më të mirë nga të gjithë.

Kandidatura e Pendarovskit, siç sqaroi sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, është parashtruar vetëm me nënshkrime nga qytetarët duke e pasur parasysh atë se KSHZ-ja jep mundësi këtë ta bëjë në atë mënyrë ose me nënshkrime nga deputetët.

“Jemi përcaktuar për atë formë e cila sipas nesh ka peshë më të madhe dhe ajo është dorëzimi i 32.000 nënshkrimeve për mbështetjen e Stevo Pendarovskit”, sqaroi Kiracovski.

Përveç takimeve klasike me qytetarët, mitingjet, debatet, Kiracovski paralajmëroi edhe aktivizim të mediave sociale dhe të gjitha formave të prezantimit të cilat shfrytëzohen në kohën e re për prezantim më të mirë të kandidatit të tyre.

“Jemi krenarë që vetëm për një ditë me nënshkrim personal një numër i madh i qytetarëve qëndruan pas kësaj kandidature. Thënë pa dyshim se kjo kandidaturë e Pendarovskit është përzgjedhje e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Stevo është përzgjedhje e presidentit për të gjithë qytetarët, për shtet stabil, të sigurt dhe avancues. Qytetarëve dhe shtetit tonë u duhet president i cili para se bashkon, i cili punon në mënyrë të ndershme dhe me profesionalizëm dhe i cili i mbron interesat e qytetarëve dhe të shtetit”, porositi Kiracovski dhe shtoi se është Pendarovski ai i cili do ta çojë shtetin përpara drejt BE-së dhe do ta ndërtojë konceptin e një shoqërie për të gjithë”, tha Kiracovski.

Menjëherë pas sjelljes së kandidaturës së Pendarovskit, në KSHZ arritën edhe përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit për ta dorëzuar kandidaturën e kandidatit të tyre për president, Gordana Siljanovska-Davkova.

Afati për parashtrimin e kandidaturave skadon sonte në mesnatë, ndërsa paraprakisht kandidaturën e parashtroi kandidati i opozitës shqiptare Blerim Reka.