Kandidati për “Shëndetësinë”: U zhgënjeva nga reformat e plenumit të VMRO-së


Neurokirurgi Venko Filipçe, i cili është kandidati i mundshëm për ministër të shëndetësisë në Qeverinë e Zoran Zaevit, nuk ka mohuar se ka qenë anëtar i pleniumit kundërshar të profesorëve, por thekson se në atë kohë nga një specializant ka qenë i informuar se po nënshkruan iniciativë për gjoja reforma në Fakultetin e Mjekësisë, përcjell Portalb.mk.

“Më vonë doli se ato ishin informata të rreme për një plenium kundërshtar, që nuk kishte asgjë të përbashkët me informacionet e para. Nuk kam pasur aktivitete, as që kam qenë anëtar i ndonjë plenumi kundershar, e as që jam pajtuar me qëndrime të tilla. Unë kam qenë dhe vazhdoj të jem përkrahës i të gjitha ndryshimeve demokratike që ndodhin dhe duhet të ndodhin në Maqedoni, duke i përfshirë këtu edhe reformat e patjetërsueshme në shëndetësi dhe arsim”- ka theksuar Filipçe në një deklaratë për “Fokus”.

Filipçe është për momëntin këshilltar për shëndetësi në kabinetin e kryeministrit Zoran Zaev. Emir i tij konfirmohet për ministër të ri në shëndetësi, pasi veç më për tre muaj kjo ministri është pa udhëheqës pasi Arben Taravari u zgjodh kryetar i Gostivarit.