Kançevska: Amendamentet tona janë pranuar


Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Elizabeta Kançeska Mileska e cila është koordinatore e grupit parlamentar të deputetëve të VMRO-DPMNE-së që votuan ndryshimet Kushtetuese tha se amendamentet e tyre janë pranuar, njofton Shenja.
“Kërkuam amendamente me të cilat do të garantohet identiteti maqedonas, me obligim të shtetit që të mbroj pasurinë kulturore. E dyta, nëse Greqia nuk e ratifikon Marrëveshjen dhe përsëri bllokon, anulim të të gjithë amendamenteve”, tha Milevska, duke shtuar se për atë është shumë me rëndësi sepse nuk do të ekzistoj mundësi të pranohet përcaktimi gjeografik dhe Greqia përsëri të bllokoj.
Ajo tha se pret që pjesë e diskutimeve për amendamenteve të jenë edhe deputetët tjerë të VMRO-së./Gazeta e Pavarur