Kampe për 600 mijë refugjat sirian në Shqipëri?


Bashkimi Evropian me plan të ri i cili do të diskutohet në samitin e rradhës. Sipas burimeve të huaja, Kryetari i Këshillit të Evropës Donald Tusk ka përgatitur plan i cili në samitin e rradhës duhet të prezantohet para shteteve anëtare të BE-së. Ky plan parashikon ndërtimin e kampeve për pranimin e refugjatëve sirian mirëpo kampe që do të ndërtohen në shtet i cili nuk është pjesë e BE-së.  Debati për kampet e refugjatëve, Donald Tusk përmend Shqipërinë: Ndër vendet më të mundshme për këtë çështje.

Televizioni gjerman ZDF me tekst se Shqipëria është shteti i parë më serioz ku kunsiderohen të ndërtohen këto kampe. Këto informacione zgjuan debat të thellë dhe të gjërë në Parlamentin e Shqipërisë.

Deputetët e opozitës akuzuan kryeministrin Edi Rama se bënë trafikë me njerëz, ndërsa qeveria mbrohet duke shtuar se Shqipëria ka kapacitet të përballet me kriza të tilla të refugjatëve sepse testin e ka kaluar që në vitin 1999 duke pranuar numër të madh të refugjatëve nga Kosova.
Debati për ngritjen e një kampi refugjatësh në Shqipëri po thellohet akoma më shumë. Ditët e fundit ka pasur shumë zëra nga vendet e Bashkimit Evropian që kanë pohuar se po diskutohet që vendi ynë të bëhet mikpritës i emigrantëve klandestinë që synojnë vendet e Bashkimit Evropian dhe të trajtojë luftëtarët e Shtetit Islamik. I fundit që e paralajmëroi këtë ishte ministri i Brendshëm kroat, Davor Bozhinoviç, ndërsa këtyre zërave dje iu është bashkuar edhe Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk. Gjatë një deklarate për mediat e huaja, propozoi që krerët e BE të krijojnë një platformë rajonale të zbarkimit jashtë BE.

Ndër të tjera, Tusk ka theksuar se Shqipëria është një ndër vendet më të mundshme për të realizuar këtë plan.

“Mes vendeve të mundshme partnere janë Tunizia dhe Shqipëria, por është ende shpejt që të flitet dhe të spekulohet për këtë”, u shpreh Donald Tusk. Kjo deklaratë e tij ka marrë një vëmendje të madhe nga mediat e huaja, ku ndër të tjera portali “Politico.eu” e ndal theksin veçanërisht tek mundësia për të përzgjedhur vendin tonë.

Sakaq, edhe revista gjermane “Spiegel”, e ka komentuar këtë deklaratë të Tusk, të cilin e quan si mikun më të ri të projektit.  Sipas revistës gjermane, ky kamp do të ngrihet në Shqipëri ose në një nga vendet e Afrikës së Veriut. “Në dokumentin e Tusk thuhet se në këtë kamp duhet të mblidhen të gjithë refugjatët e shpëtuar në det. Diçka e tillë do të diskutohet në samitin e BE në fund të qershorit. Pikërisht në këtë samit do merret vendimi nëse Shqipërisë do i hapet drita jeshile për nisjen e negociatave. Një plan i tillë mund të sjellë edhe lëvizje në ngërçin e krijuar në Gjermani mes CDU dhe CSU, pasi kancelares Angela Merkel i kanë lënë dy javë afat për të zgjidhur çështjen e azilkërkuesve”, thuhet në artikullin e revistës gjermane.