Kamçev, Josifoviq dhe Pandeleski lirohen nga paraburgimi


Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ia pezulloi arrestin shtëpiak Orce Kamçevit, pronar i “Orka holding” , i cili është i dyshuari i parë në lëndën “Imperia”. Nga arresti shtëpiak dalin edhe Nenad Josifoviq dhe Cvetan Pandeleski, biznes-partner në “Pelisterka” dhe drejtues i kombinatit bujqësor “Pellagonia”.

“Për shkak të interesit të rritur të mediave lidhur me lëndën e njohur në opinion me emrin “Imperia”, e informojmë opinionin se Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut më 4 mars të vitit 2019, mori vendim rreth lëndëve të regjistruara nën Vkzh1.nr. .13/2019, Vkzh.nr.14/2019 dhe Vkzh.nr.15/2019, ,e të cilën i pranon ankesat e të pandehurve J.K., N.C., dhe N.J., vendimet e Gjykatës së Apelit Shkup i ndërroi në mënyrë që i pezulloi masat paraburgim shtëpiak dhe i lëshoi të pandehurit që të mbrohen në liri menjëherë pas pranimit të vendimit”, qëndron në kumtesën e Gjykatës Supreme.

Hetimi “Imperia”, është kundër Jordan Kamçev, Sasho Mijallkov, Nenad Josifoviq, Cvetan Pandeleski, Ratka Kunoska Kamçeva, Hristina Kamçeva Stojçeska, Zorica Arsovska, Liljana Gajdovska, Vlladisllav Stajkoviq, Todor Mirçevski, Dejan Janev, Vançe Mijallçev dhe Jovançe Taskovski, për shkak të dyshimit për vepra të kryera penale Shoqërim kriminel, Dëmtim apo privilegjim i kreditorëve, Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit, Mashtrim dhe Pastrim parash dhe të ardhura tjera nga veprat ilegale.