Kadri Veseli priti liderin e PDSH-së Menduh Thaçin


Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi sot në Prishtinë zhvilloi takim edhe me kryeparlamentarin e Kosovës, Kadri Veselin. Në takim u bisedua për integrimet euroatlantike të rajonit, si dhe për referendumin në Maqedoni.

Bashkëbiseduesit vlerësuan se dalja masive në referendum dhe vota PËR do të mundësonte integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, ku edhe shqiptarët do të bashkoheshin në sistemin e vlerave perëndimore, si dhe do të sillte stabilitet, paqe, zhvillim ekonomik dhe forcim të demokracisë, njoftoi PDSH-ja.