Kabineti i Angjushevit: Nuk është i obligueshëm instalimi i kalorimetërve në objektet e kyçura në rrjet


Nuk është e obligueshme vendosja e pajisjeve matëse (kalorimetërve) në objektet të cilët tashmë janë të lidhura në rrjetin distribuues, gjegjësisht, kjo u është lënë të zgjedhin vetë konsumatorët dhe në këtë mënyrë nuk do të ketë asnjë shpenzim të imponuar shtesë për shfrytëzuesit aktual, thonë nga Kabineti i zëvendëskryeministrit, Koço Angjushev.

Sa i përket dilemave në publik rreth Projektligjit për energjetikën, nga Kabineti i zëvendëskryeministrit shpjegojnë se instalimi i kalorimetërve është i detyrueshëm për çdo objekt të ri për të cilin është filluar procedurë për miratimin e ndërtimit pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Me qëllim të informimit të vërtetë të qytetarëve dhe parandalimin e dezinformimit në publik, nga Kabineti i zëvendëskryeministrit rekomandojnë ekspertët të japin informata të hollësishme, të sakta dhe të vërteta rreth pjesëve të Projektligjit.