Juventus me Ronaldon e nis sezonin me fitore ndaj Chievos


Debutimi i Cristiano Ronaldos me Juventusin nuk rezultoi ashtu siç e kishin ëndërruar tifozët bardhezinj. Disa shkëndija të yllit portugez që vunë në provë Sorrentinon por asnjë gol dhe asgjë më shumë në ndeshjen e parë të 5-herë fituesit të Topit të Artë në Serinë A, me CR7-ën që u bë gjithashtu protagonist negativ në një episod dhe për pak sa nuk i hoqi fitoren nga duart kampionëve të Italisë. Shumë vuajte për Juven në sfidën hapëse të sezonit 2018-2019 por në fund bardhezinjtë u larguan nga Bentegodi i Veronës me 3 pikë.

Një fitore 3-2 me përmbysje përballë Chievos që trembi seriozisht skuadrën e Allegrit por Juventusi ia doli të merrte maksimumin në javën e parë të Serisë A edhe pse me shumë vështirësi. Nisi në dishezë sfidat për piemontezët të cilët zhbllokuan shifrat pas vetëm 3 minutave lojë me mesfushorin gjerman Sami Khedira.

Bardhezinjtë iu afruan edhe golit të dytë gjatë minutave në vazhdim dhe kishin në kontroll lojën deri në momentin kur një krosim i Giacherinit gjeti kokën e sulmuesit polak Stepinski i cili me një godite perfekte me kokë nuk i dha asnjë shans për të reaguar bashkëkombasit të tij Szczesny.

Goli i Chievos në minutën e 38-të riktheheu besimin te skuadra veroneze. Vendasit e nisin pjesën e dytyë me një tjetër ritëm dhe në minutën e 56-të gjetën epërsinë me ishin Emanuele Giacherinni i cili kthehu në gol një 11-metërsh të fituar nga vetë ai pas faullit të Cancelos. E gjendur në disavantazh Juvja nuk kishte më çfarë të humbiste dhe u hodh e gjitha në sulm.

Pas disa tentativave të Ronaldos që morën kundërpërgjigjen e Sorrentinos mendoi Banni i Chievos për të barazuar shifrat me këtë të fundit që për të mos lënë Bonuccin të godiste kapi i pari topin por për fatin e keq të tij e dërgoi në portën e Chievos duke shkaktuar autogol. Barazimi i dha një tjetër shtysë Juventusin me Mandzukic që pak minuta para fundit të kohës së rregullt gjeti edhe golin e përmbysjes së shifrave por me ndërhyrjen e sistemit VAR, gjyqtari Pasqua mori vendimin për ta anuluar golin për një faull të Ronaldos ndaj Sorrentinos.

Megjithatë në minutën e 93-të Bernardeschi i ardhur në fushë nga stoli gjeti devijimin deçiziv duke i dhënë tre pikët e para në këtë sezon kampionëve në fuqi të Italisë, me Juven që e nisi me një sukses të vështirë rrugën drejt mbrojtjes së titullit.