Junker: Maqedonia kuptoi dhe po përparon


Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan-Klod Junker në intervistë për Dojçe Vele ka vlerësuar se Maqedonia po bën përparim të madh në drejtim të Evropës dhe se ajo që është e rëndësishme në këtë rrugë është substancimi, e jo kalendari.

“Rreth çështjeve evropiane asnjëherë nuk kam iluzione, sepse shpejt do t’i humbja. Isha në Maqedoni, IRJM siç thuhet me zhargonin diplomatik. Dhe, konkludova se popullata në Maqedoni, Qeveria, bëjnë përparim më ndryshe dhe më të madh drejt Evropës. Por, në asnjë stacion këtu askujt nuk i premtova datë për anëtarësim, madje edhe atyre që nuk kanë filluar bisedime nuk u premtova datë për fillimin e bisedimeve, e këtë nuk do ta bëjë as në ditët e ardhshme.

Ajo që është me rëndësi është substancimi, e jo kalendari. Jam i interesuar për termine, por jo në atë mënyrë që të harrohet substancimi i bisedimeve”, thotë Junker në fund të turneut disaditor në vendet e Ballkanit Perëndimor. Këtë, siç paralajmëron, në Maqedoni e kuptuan, ndërsa në Shqipëri pak më pak.

“Në prill do të japim rekomandime tona në atë drejtim, por çfarë do të jenë rekomandimet tani nuk mund ta them, sepse duhet të arrihet përparim edhe më substancial”, paralajmëron Kryetari i KE-së.

Thekson se kushtet për anëtarësim duhet të përmbushen, e kjo përfshin edhe që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i zgjidhin konfliktet e tyre kufitare.
“Nuk mund të importojmë konflikte kufitare në Evropë edhe BE. Ne duam të sjellim stabilitet në rajon, por nuk duam jostabilitet si dhuratë kthyese”, thotë Zhan- Kllod Junker.

Kryetari i KE-së, Junker, nesër në Sofje së bashku me Kryeministrin bullgar Bojko Borisov, vendi i të cilit është kryesuesi aktual me BE-në, do të takohet me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në mbledhje do të merr pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Temë e takimit janë mundësitë për përshpejtim të procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe përmirësim të lidhjes së ndërsjellë.