Junker: Maqedonia është në rrugë të drejtë


Kreu i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker i shoqëruar nga eurokomisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han po qëndron në Shkup. Junker dhe Han prezantojnë “Strategjinë” e Bashkimit Evropian për zgjerim. Në konferencë të përbashkët për shtyp Junker tha se se sot nuk ka ardhur për të caktuar datën e hapjes së bisedimeve me BE-në por për të thënë se Maqedonia është në rrugë të drejtë. Junker nuk deshi të flasë për çështjen e emrit duke thënë se ajo është një çështje që duhet të zgjidhet nga vet Maqedonia dhe Greqia. Kreu i Komisionit Evropian shtoi se Maqedonia kohëve të fundit ka bërë shumë reforma të cilat kanë habitur botën.

Nga ana tjetër Zaev flenderoi zyrtarët e BE-së që zgjodhën Maqedonin si vendin e parë për ta filluar turin e tyre ballkanik. Zaev edhe një herë u shpreh i bindur se në qershor vendi do i nis bisedimet për integrim në BE dhe tha se kanë mbetur edhe pak aktivitete kyç që ky të jetë një vend historik për Maqedoninë.