Joveski: Prokuroria publike do t’i ndërmarrë lëndët e Prokurorisë Speciale


Prokuroria Publike do t’i ndërmarrë për procedurë të mëtejme lëndët për të cilat prokurori publik i Prokurorisë Speciale Publike do të deklarohet për jokompetent për veprim të mëtejmë, tha në konferencën e sotme për shtyp shefi i PPRM-së, Lubomir Joveski pas kolegjiumit të mbajtur të zgjeruar.

Kjo e drejtë legjitime e prokurorit publik, siç theksoi Joveski, është bazuar në nenin 21, pika 7 nga Ligji për procedurë penale, të cilin e përcakton prokurori publik si paditës të vetëm për autorët e veprave penale të cilët ndiqen për detyrë zyrtare, duke e shqyrtuar paditësin privat si kompetent për ndjekje të autorëve të veprave penale të cilët ndiqen për padi private.

Prokurori publik, siç tha Joveski, në procedurat për lëndët e ndërmarra, si të ligjshme do t’i shfrytëzojë dëshmitë dhe materialet e marra, si dëshmi të marra në mënyrë të ligjshme dhe në procedurë të ligjshme.

Prokurori shtetëror publik e kritikon mendimin e sjell parimor juridik të Gjykatës supreme se Gjykata nuk ka bazë të japë mendim parimor kur nuk ekziston dallim i zbatuar në të drejtën në praktikën gjyqësore.

Sipas tij, mendimi juridik mbi parimin e Gjykatës supreme është sjell pa ekzistuar zbatim i ndryshuar i ligjeve nga gjykatat më të ulëta dhe nuk janë bazë e dispozitave, kuptimi dhe përmbajtja e Ligjit për prokurorinë publike për ndjekje të veprave penale të lidhura dhe të cilat rrjedhin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve dhe është në kundërshtim me veten.

Sipas tij, Gjykata supreme me mendimin juridik mbi parimin ka dalë jashtë kompetencave ligjore, duke interpretuar dispozitë konkrete ligjore me çka është krijuar pasiguri ligjore.

Në këtë kontekst shtoi se mendimet juridike mbi parimin e Gjykatës supreme nuk janë dhënë njëherë e përgjithmonë dhe se ata i nënshtrohen ndryshimeve dhe plotësimeve.

Në kolegjiumin e sotëm të zgjeruar që u mbajt në PPRM morën pjesë prokurorët e lartë publikë të Prokurorive të larta publike Shkup, Gostivar, Shtip dhe Manastir dhe prokurori publik i Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.