Joveski për amnistin: Nëse ishte në duart e mija, nuk do të ndodhte!


„Ligji për amnisti është një akt politik por nëse do të ishte në duart e mija, një gjë e tillë nuk do të ndodhte“, kështu u shpreh Peokurori i Përgjithshëm Publik, Lubomir Joveski në një intervistë për Agjencin Shtetërore të Lajmeve të Maqedonisë. Sipas tij Prokuroria në mënyrë profesionale do të veprojë deri në mbylljen e lëndës.

“Në rast se kjo varej prej meje dhe nga prokurori i cili vepron në këtë lëndë, Villma Ruskovska, ajo nuk do të ndodhte. Megjithatë ky është qëndrim profesional, ndërsa Kuvendi gjatë miratimit të Ligjit ka vlerësuar rretha të cilat ndoshta edhe për mua nuk janë të njohura. Prokuroria në mënyrë profesionale do të veprojë deri në mbylljen e lëndës. Por, më duhet të them se procesi për amnisti kontribojë edhe për qartësimin e disa pjesëve të ngjarjes. Deklaratat në seanca gjyqësore, në befasi të shumë njerëzve, ka treguar momente kruciale për përgatitjen e skenarit për ngjarjet e 27 Prillit. E kuptoj dëshpërimi e qytetarëve dhe reagimet e tyre, por përsërisë se aii është një vendim politik. Prokuroria është e obliguar që ta zbaton ligjin”, thekson Jovevski në intervistë.