Joveski: Nëse marrim dëshmi se në PSP janë fshirë të dhëna, atëherë do të ndërrmeren masa


Фото: Б. Грданоски

Prokuroria publike me vigjilencë i ndjek informacionet për kinse urdhër për fshirje forenzike të të dhënave në Prokurorinë speciale publike dhe nëse arrihet në gjetje të fuqishme do të ndërmerren masa adekuate konform ligjit, thotë prokurori shtetëror publik, Lubomir Joveski.

“Prokuroria me vigjilencë e ndjek këtë ngjarje. Nga njëra anë vijnë informacione se zhvillohet fshirje forenzike e disa kompjuterëve të caktuar në të ashtuquajturën PSP, por prej atje vjen edhe një demant se nuk ka fshirje të të dhënave. Siç është e njohur ne kemi formuar lëndë, ajo është në pjesën e hetimeve për këto dy vepra penale dhe nëse prokuroria vjen deri në gjetje të fuqishme se me të vërtetë fshihen të dhëna në atë pjesë do të ndërmerren masa adekuate”, ka thënë në intervistën për Kanal 5, prokurori shtetëror publik, Jovevski.

Në këtë moment, Prokuroria siç theksohet, “i kontrollon këto rrethana me faktin se erdhi demant nga PSP se nuk zhvillohet një aktivitet i tillë”.

Në pyetjen lidhur me Prokurorinë e re, Joveski thotë se duhet ruajtur resurset nga PSP e tanishme në kuptim të buxhetit dhe kuadrit.

“Unë nuk jam për atë këto resurse të humben, por me integrimin e kësaj Prokurorie me Prokurorinë publike për krim të organizuar dhe korrupsion të ruhen këto resurse në kuadër të Prokurorisë së re publike”, ka thënë Joveski.