Joveski: Deri në fund të ditës duhet të përfundojë marrja e lëndëve nga PSP


Фото: Б. Грданоски

 Sot në mëngjes ka filluar procesi i marrjes së lëndëve nga kompetencat e PSP-së në kompetenca të Prokurorisë publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe pres që deri në fund të ditës procesi i marrjes së lëndëve të përfundojë, deklaroi prokurori publik shtetërore, Ljubomir Joveski.

Theksoi se nga java e ardhshme do të vazhdojnë hollësitë teknike të krahasimit të regjistrimeve të shkresave me përmbajtjen e shkresave në secilën lëndë konkrete.

“Pas marrjes së lëndëve në kompetenca të kësaj Prokurorie ato janë lënë më tej tek prokurori publik i cili deri atëherë ka vepruar rreth lëndës”, tha Joveski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas shënimit të fillimit të tuining-projektit që do të sigurojë mbështetje për Prokurorinë publike, Ministrinë e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme, Policisë financiare dhe Drejtorisë së doganave në përforcimin e qendrave hetimore.

Prokuroria, theksoi, plotësisht do të konstatojë në ditët në vijim se kush do të veprojë rreth lëndëve.

“Do të caktojmë për secilën lëndë individuale se cila Prokurori konkretisht është kompetente në të vërtetë të veprojë rreth asaj lënde dhe cili prokuror do ta përfaqësojë lëndën konkrete”, shtoi Joveski.

Në pyetjen se çka do të bëhet me seancat të cilat janë caktuar ndërkohë, Joveski decid se ndoshta një ditë apo dy, ato seanca do të shtyhen, por, siç theksoi, do t’u japin prioritet shpërndarjes së lëndëve të cilat tani janë në fazë të gjykimit apo duhet Prokuroria të ndërmarrë disa veprime urgjente, të pashtyeshme rreth atyre lëndëve.

“Ne i marrim lëndët të cilat janë në procedurë gjyqësore, i marrim lëndët të cilat janë në fazë të hetimit dhe parahetimit. Është e njohur se tashmë ka qëndrim të gjykatave se ato dëshmi i pranojnë si dëshmi dhe ne do t’i përdorim më tutje në procedurë, por megjithatë e kuptoj se mbrojtja mund të ketë edhe tjetër pikëpamje ndaj validitetit të tyre dhe prandaj gjykatat në procesin konkret do të sjellin vendime adekuate”, theksoi Joveski.

Prokurori shtetëror publik pret që Këshilli i prokurorëve publik në afat sa më të shkurtë ta zgjidhë statusin e prokurorëve të PSP-së.

“Të gjithë prokurorët të cilët janë në PSP, përkatësisht të autorizuar të prokurores speciale publike funksionet e tyre nga prokuroritë nga të cilat kanë ardhur janë lënë të qetë dhe mendoj se ata kanë zgjidhje të tilla dhe çështja e kryerjes së funksionit të tyre është në kompetenca të Këshillit të prokurorëve publik. Unë pres së Këshilli i prokurorëve publik në afat sa më të shkurtë do ta zgjidhë statusin e tyre nëse ata do të kthehen nga funksionet në prokurorinë nga e cila kanë ardhur”, tha Joveski.

Lidhur me komunikimin e prokurores speciale publike, Katica Janeva me prokurorët nga PSP dhe me PPRMV, Joveski tha se ka pasur të pavërteta rreth asaj.

“Ja të konfirmoj se bëhet fjalë për tre letra, njëra drejtuar prokurorëve në PSP dhe dy drejtuar PPRMV-së. Ne nuk dyshojmë në të vërtetën e atyre letrave sepse ai komunikim realizohet përmes institucionit ndëshkues-korrektues, në rastin konkret, burgut “Shkup”, dhe përmes gjykatësit të procedurës paraprake, në këtë rast – gjykatësit të Gjykatës themelore penale Shkup. Ajo çështje është në kompetenca të prokurorit i cili e udhëheqë lëndën. Është tejet herët të bisedohet për atë çështje. Kuptohet, nëse prokurori gjen se ka baza për vazhdim të masës së paraburgimit, supozoj se do të kërkohet vazhdim. Por, me këtë nuk dëshiroj t’i paragjykoj hapat tonë të mëtutjeshëm, sepse për atë, sërish do të them, është kompetencë e prokurorit i cili e udhëheqë lëndën”, tha Joveski.