Jetonte me bashkëshortin e paralizuar, gruaja i jep fund tragjikisht jetës


Një grua në Korçë i ka dhënë fund tragjikisht jetës duke u vetëvarur në oborrin pranë banesë së saj këtë të enjte.

Policia, ngjarja ka ndodhur në fshatin Turan, në magazinë pranë banesës ku jetonte me bashkëshortin e paralizuar është vetëvarur 71 – vjeçarja me iniciale A.B.

Nga këqyrja e kufomës nuk vërehen shenja të dhunës fizike.

Materialet për rastin u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “shkaktimi i vetëvrasjes”.