Jep dorëheqje zv/ministri i shëndetësisë Asim Musa

Pas publikimit të video-incizimit nëpër media se zv/ministri i shëndetësisë, Asim Musa ka marr mito për opercion të prostatës, Musa vendos të jep dorëheqje nga funksioni. Ai skandalin e ka quajtur si, “spektakël inekzistues mediatik”, dhe ka deklaruar se, “ka vërejtur te pacientët, në thonjëza, se donin të më bënin grackë”.

“Këtë kredibilitet të ndërtuar me vite, profesional, familjar dhe shoqëror, nuk lejoj që ta shkatërrojë propaganda politike. Andaj, ju njoftoj se kam vendosur që të tërhiqem dhe ta pastroj këtë njollë ndaj meje”, tha Musa.

Ai thotë se e ka njoftuar pacientin se pa figurim shëndetësor pagesa bëhet privat.

,,Në rastin në fjalë, unë e njoftoj pacientin, që pa figurim shëndetësor në vendin tonë, pagesa është private, dhe e njoftoj për koston e mundshme të shërbimit shëndetësor për të gjithë shërbimin, që ai edhe në fakt më pyet për punën time”, theksoi Musa.