(VIDEO) Jep dorëheqje ministri i drejtësisë Bilent Saliji


Ministri i drejtësisë, Bilent Saliji sonte dha dorëheqje nga posti i tij. Ashtu siç tha ai në press konferencë, dorëheqja ka të bëj për shkak të mos suksesit me rastin e Almirit.

Ministri Saliji ka theksuar se dorëheqja e tij është akt moral dhe vjen pas rikualifikimit të lëndës lidhur me rastin e fëmijës Almir Aliut, nga vrasje me paramendim në aksident trafiku. Sipas tij ky akt lëkundi përkushtimet për reforma në gjyqësor.