Jep dorëheqje drejtori i ndërmarrjes “Parkingu i qytetit” Tetovë


Drejtori i deritanishëm i Ndërmarrjes Publike “Parkingu i qytetit” në Tetovë Fejsal Behadini ka dhënë dorëheqje.Lajmi është bërë i ditur nga burime jozyrtare ndërsa në vend të tij është emëruar Sadat Alili. Lajmi nuk është bërë zyrtarë nga komuna e Tetovës, ndërsa meret vesh se sot gjatë mbledhjes së koordinimit drejtori Behadini ka dhënë dorëheqje. Ai në këtë post është që nga viti 2015 kur edhe filloi aplikimi I parkimit zonal në komunën e Tetovës.(Tv Koha)