Jens Stoltenberg sot dhe nesër do të qëndrojë në Maqedoni

Sekretari i përgjithsëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot do të arrijë për vizitë dy ditore në Maqedoni. Sipas njoftimeve ai do të ketë takim me presidentin, Gjorge Ivanov, ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, të Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska dhe liderët e partive politike.

Nesër Stoltenberg do të ketë fjalim para deputetëve në Kuvend dhe do të mbajë konferencë të përbashkët me kryeministrin, Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fjalimin e tij në Kuvend do ta dëgjojnë edhe deputetët e OBRM-PDUKM-së, të cilët gati një muaj janë në bojkot të punës së Kuvendit.

Kjo është vizita e parë e Stoltenberg në Maqedoni, ndërsa para tre viteve vendin e vizitoi paraardhësi i tij, Andres Fog Rasmunsen./Telegrafi/