Javën e kaluar, mbi 4 mijë raste me grip


Gjatë javës së kaluar (prej 19 shkurtit deri më 25 shkurt) në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar 4.258 të sëmurë nga gripi, që është rritje për 14 për qind në krahasim me javën para saj, kur ishin regjistruar 3.728 persona të sëmurë, ceket në raportin që në ueb faqen e vet e publikoi sot Instituti për Shëndet Publik.

Në krahasim me sezonin e kaluar kur u regjistruan 227 të sëmurë, ekziston rritje e numrit të të sëmurëve në javën e tetë për 19 herë. Incidenca e regjistruar edhe këtë javë është mbi kufirin javor të aktivitetit mesatar të virusit të gripit.

Njëjtë si edhe në javët e kaluara, në javën e tetë numër më i madh i të sëmurëve janë paraqitur në grupin më të madh të moshës prej 15-64 vjeç, ndërsa incidenca më e lartë prej 419,1 në 100.000 banorë u regjistrua tek fëmijët e moshës prej 5-14 vjeç.

Këtë javë, numër më i madh i personave të sëmurë (673) janë paraqitur nga rajoni i Qendrës për Shëndet Publik Shkup, ndërsa incidenca më e lartë 857,5 në 100.000 banorë është regjistruar në rajonin e Njësisë Rajonale Kavadar.

Nga gjithsej 31 raporte të njësivetë qendrave për shëndet publik në vend, vetëm në njësitë rajonale në Dibër, Sveti Nikole, Resnjë, Kavadar, Kratovë, në qendrat për shëndet publik në Strumicë dhe Prilep është regjistruar aktivitet mjaft i lartë i virusit.

Deri më tani në sezonin 2017/2018 numri i përgjithshëm i rateve të paraqitura me sëmundje të ngjashme të gripit paraqet 16.429. Numri i regjistruar i rasteve është shumëfish më i vogël, krahasuar me periudhën e njëjtë të sezonit të kaluar (34.330).

Deri më tani, numër më i madh i personave të sëmurë – 1.958 janë regjistruar në Njësinë rajonale Gostivar, ndërsa numër më i madh është paraqitur edhe në Qendrën për shëndet publik Shkup (1.842) dhe Qendrën për shëndet publik Kumanovë (1.631). Incidencë më e lartë prej 2.857,1 në 100.000 banorë është regjistruar në rajonin e NJR Dibër.

Lidhur me distribuimin e të sëmurëve sipas grupmoshave, në mënyrë kumulative numër më i madh i të sëmurëve janë paraqitur në grupmoshën prej 15-64 vjeç – 9.907 raste (60 për qind), ndërsa incidenca më e lartë kumulative prej 1.505,7 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët e moshës prej 5-14 vjeç.

Analiza e numrit të të sëmurëve nga gripi sezonal për muaj, tregon për rritje graduale të të sëmurëve në janar (2.396 të sëmurë apo 14,6 për qind) dhe arritjen e kulmit në shkurt (12.951 apo 78,8 për qind).

Shënohet qarkullim i përbashkët i virusit Influenza A dhe Influenza B.

Gjatë javës së tetë të vitit në laboratorin virusologjik të Institutit për Shëndet Publik janë testuar 64 materiale për grip. Nga materialet e testuara, 43 (67,2 për qind) janë pozitivë për prani të virusit të influencës – 29 Influenza B(Yamagata), nëntë Influenza A (H1N1)pdm, tre Influenza A i josubtipizuar dhe dy Influenza B linjë e papërcaktuar.