Javën e ardhshme takohen Afrim Gashi dhe Zoran Zaev


Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi javën e ardhshme do tw zhvillon një takim me kryeministrin e vendit dhe njëherazi kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev.

Gjatë takimit do të shqyrtohen mundësia e zgjerimit të koalicionit qeveritarë dhe forcimi i shumicës parlamentare.

Ndryshe Afrim Gashi pasi u zgjodh në krye të BESËS u takua me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe atë të PDSH-së, Mendu Thaçi. Po ashtu Gashi ka realizuar takim miqësor edhe me drejtuesit e Partisë Demokratike Turke. /Zhurnal