Javë intensive për negociatat, para takimit Zaev-Cipras në Sofje


Marrëveshje përfundimtare për zgjedhjen e “problemit të Maqedonisë” pritet në takimin midis kryeministrave të Maqedonisë dhe të Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, i planifikuar më 17 maj në margjinat e Samitit VE-Ballkani Perëndimor në Sofje. Takimit i paraprin javë intensive të negociatave, në suaza të së cilës pritet të hapen çështjet kontestuese, para se gjithash shtrirja e përdorimit të emrit, por edhe kërkesa e Greqisë për ndryshime në Kushtetutën e Maqedonisë. Kryeministri Zaev në intervistën për MIA-n në fillim të muajit të kaluar tha se kur do të caktohet takimi i ardhshëm midis tij dhe Ciprasit me siguri do të thotë se negociatat janë në fund dhe se zgjidhje është në dukje. “Besoj se ky proces po afrohet deri në momentin kur duhet të pasojë takimi midis mua dhe Ciprasit. Kjo do të thotë se avancimi në bisedimet ka arritur deri në atë nivel që të kalohet edhe në nivel të kryeministrave të shteteve. Nëse dëgjojnë qytetarët se caktohet takim midis Zaevit dhe Ciprasit, kjo do të thotë vërftetim praktik konkret se negociatat janë në drejtim të duhur dhe se është e mundur të vihet deri në zgjidhje”, theksoi Zaev. Portali informativ “Njuz247” lajmëroi se është planifikuar takim tet-a-tet Zaev – Cipras, nëse nuk ndodh diçka e paparashikuar.

Kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras

Burime diplomatike për “Njuz247” potencojnë se edhe krahas vështirësive që ekzistojnë, është arritur avancim i rëndësishëm dhe marrëveshje në problemin nga temat në negociatat edhe krahas asaj që mbetet dallimi kryesor për përdorimin e emrit erga omnes. Zaev dhe Cipras kanë “linjë të hapur telefonike” edhe pse bisedimet dhe kontaktet nuk publikohen. Shefat e diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias pas takimit në margjinat e takimit katërpalësh në Selanik, ku, siç thanë kanë shqyrtuar kombinime për çështjet më kontestuese, pritet këtë javë sërish të takohen fillimisht tet-a-tet, ndërsa pastaj edhe me negociatorin e Kombeve të bashkuara për kontestin me emrin Methju Nimic. Dimitrov dhe Kocias do të ulen në tryezë të njëjtë në afërsi të Athinës në suaza të takimit ministror Vishegradi 4 dhe Ballkani 4, të caktuar për më 11 dhe 12 maj. Pas takimit në Selanik, Dimitrov dhe Koxias paralajmëruan se për kombinimet e shqyrtuara do t’i inforrmojnë kryeministrat e të dy vendeve.

Dimitrov theksoi se dallimet kryesore mbesin lidhur me çështjen për ndryshimin e Kushtetutës, që e kërkon pala greke dhe çështjen për shtrirjen e përdorimit. Zëdhënësi i Qeverisë në Greqi deklaroi se parakusht për zgjidhjen e çështjes së emrit është ish Republika Jugosllave e Maqedonisë ta pranojë obligimin për ndryshimin dhe emrit të saj kushtetues. Xanakopulos edhe një herë e përsëriti pozicionin grek për të cilin mendon se do të mund të pranohet dhe teknikisht të implementohet nga ana e Maqedonisë që të ekzistojë zgjidhje e qëndrueshme. Maqedonia shpreson se çështja për emrin do të zgjidhet deri në Samitin e BE-së në qershor nga i cili pritet datë për fillimin e negociatave, si dhe ftesë për anëtarësim në Samitin e korrikut të NATO-s.