Jankullovska nuk u beson ekspertëve të PSP-së


Ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska, njëra nga të akuzuarat në rastin “Tank” në seancën e sotme tha se tek ajo ekziston dyshim mbi objektivitetin e dy ekspertizave për furnizimin e “Mercedesit”.

“As unë si e akuzuar, as edhe mbrojtësit e mi nuk patëm mundësi të marrim pjesë me propozime dhe vërejtje në ekspertizën e porositur nga PSP”, ka thënë Jankullovska, transmeton Medial.mk.

Për lëndën e PSP-së “Tank”, të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska dhe ish-ndihmës ministri në MPB, Gjoko Popovski, për furnizimin e Mercedesit luksoz prej 600 mijë eurosh.