Jankullovska, Mijallkov dhe Koçan këtë javë në Gjykatë


Seanca gjyqësore për lëndët e PSP-së, “Target- Fortesa” dhe për “Trust” këtë javë janë caktuar në Gjykatën Penale, transmeton Zhurnal.

Seanca gjyqësore për lëndën e bashkuar “Fortesa- Target” për përgjimin e paligjshëm dhe për shkatërrimin e pajisjeve për përgjim është caktuar më 17 Janar.

Në këtë lëndë të akuzuar janë ish drejtori i drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevski dhe i punësuar në DSK, Nikolla Boshkoski, të cilët janë në paraburgim në Greqi, si dhe ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski.

Më 18 Janar në pritet seancë gjyqësore për rastin “Trust” në të cilin i akuzuari i parë është biznismeni Sead Koçan dhe dy persona të tjerë fizik dhe tre persona juridik, ndër të cilët edhe drejtuesit e firmave “Transmet”, “Sileks”, “Vato” DOOEL.

Të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë kurdisur tendere në ELEM, me shumë rreth 17 milion euro.

Lënda është e formuar mbi tre biseda të përgjuara, nga të cilat dy janë të pa publikuara për opininion nga 3.8.2011 dhe deri në 6.10.2011.