Janeva: PSP-ja është organ që ndjek, ndërsa për zgjidhjen e lëndëve përgjegjësi duhet të kërkohet në gjykatat


PSP-ja si edhe prokuroria e rregullt publike është organ që ndjek, ndërsa për zgjidhjen e lëndëve përgjegjësi duhet të kërkohet në gjykatat, tha Prokuroria Speciale Publike Katica Janeva duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se pse ka pak lëndë të zgjidhura të PSP-së.

Lëndët e PSP-së të cilat janë në gjykata, siç tha, janë dorëzuar më 1 korrik të viti 2017.

“Prej atëherë kaluan gati dy vite, ndërsa kemi edhe propozime të prokurorisë, nga 15 shtatori i vitit 2016 për të cilat nuk ka vendime të shkallës së parë. Faji për këto punë duhet të kërkohet në gjykatat”, theksoi Janeva.

Në pyetjen se pse zvarritën procedurat gjyqësore për lëndët e PSP-së, Janeva tha se shkak nuk është ligji, por janë objektivë në gjykatë, sepse disa persona janë sëmurë ose për iks shkaqe janë vendosur në procedurat gjyqësore.

“Kjo është punë normale. Por siç thashë edhe më parë duhet të intensifikohen gjykimet dhe të kontrollohen ato zëra, se personat të cilët refuzojnë që të vijnë në gjykime me të vërtetë janë sëmurë ose janë të penguar që të vijnë”, theksoi Janeva.