Janeva për ,,bombat”: Ato janë biseda private, El Cheka ndoshta i merr nga ,,Youtube”

Prokurorja Speciale Publike Katica Janeva  sot para Këshillit të Prokurorëve  publikë e prezantoi  raportin  gjashtëmujor për punën e PSP-së. Pas seancës Janeva deklaroi se anëtarët e Këshillit janë të kënaqur nga puna e PSP-së  dhe  theksoi se raporti ka shumë detaje.

“Po  flasim për raportet, për sfidat e PSP-së dhe për ligjin e ri për prokurori publike. U dakorduam për punët e reja teknike lidhur me raportin e ri. Në thelb  ato ishin përmbushur. Nuk ka pasur ndonjë keqkuptim  të veçantë. Jemi të kënaqur  nga puna jonë, nga  suksesi i arritur dhe nga të gjitha procedurat parahetimore”, tha Janeva dhe shtoi se nëse  thirret do ta prezantojë raportin edhe para Kuvendit.

Në pyetjen lidhur me bisedat e përgjuara që janë publikuar nga Feksbuku i profilit “El Çeka”, Janeva tha se ato janë shpallur publikisht dhe se mund të merren nga Jutubi.

,,Nuk janë pjesë e bisedave tona. Ne nuk kemi biseda të tilla. Ato janë biseda private”, tha Janeva.