Janeva: Lufta kundër krimit bëhet me para


Sot në Shkup është mbajtur konferenca përfundimtare e projektit “mbikëqyrje e lëndëve gjyqësore nga fusha e krimit të organizuar dhe korrupsionit sipas ligjit të procedurës penale”, njofton Portalb.mk.

Në konferencë ka marrë pjesë edhe prokurorja speciale, Katica Janeca, e cila në pyetjen për marrëveshjet kontraktuese të cilat i ka bërë Prokuroria Speciale, tha se “punojnë në mënyrë transparente dhe se lufta kundër krimit bëhet me para”.

Janeva tha se është e njoftuar se disa lëndë në PSP do të fillojnë nga fillimi. Në lidhje me sistemimin e ri të gjykatësve në Gjykatën Penale, ajo ka theksuar se nuk është e rëndësishme cili gjykatës do të gjykojë, por me rëndësi është që të gjykojë në mënyrë të pavarur dhe të paanshme.

“Ajo çfarë e ka karakterizuar 2017 është fillimi i procesit gjyqësor për përgjimet”, tha Janeva.

Janeva gjithashtu theksoi se keqpërdorimet me sistemin AKMIS kanë bërë që të ketë ndikim në lëndët, pastaj duke e veçuar faktin se seanca për “Fortesa-Target” në vitin 2017 është anuluar disa herë, ndërkaq lënda për dhunën në qendër duhej të mbarojë.