Janeva: Ja kur pritet Gruevski të përfundojë në burg


Prokurorja speciale Katica Janeva në emisionin “Samo Vistina” në Kanal 5 ka theksuar se sipas afatave ligjore, ish kryeministri Nikolla Gruevski do të duhet të ndodhet prapa grilave brenda 20 ditëve, pasi që siç tha deri të premten pret që të vjen vendimi  për aktgjykimin e tij.

“Drejtësia e ngadaltë është e padrejtë. Në këtë rast, aktgjykimi u miratua relativisht shpejt dhe shpresoj se edhe shpejt do ta shohim Nikolla Gruevskin pas grillave, se ai do të shkojë në mbajtjen e dënimit të tij me burg prej dy vjet. Për 20 ditë mund të ketë përfunduar, kam punuar në artikuj të tillë. Nga e premtja pritet të merret vendimi i shkallës së dytë, pas së cilës pason afati prej 20 ditësh për tu përgatitur akt referimi dhe t’i dërgohet Gruevskit që të shkojë në burg”, tha Janeva.