Janeva dha urdhër që të hetohen “bombat” e “El Çakos”


Prokurorja Speciale Publike Katica Janeva sot deklaroi se ka dhënë urdhër që të hetohen “bombat” që u publikuan këto ditë në profilin e fejsbukut “El Çeko”, duke theksuar se nuk ka informacione  se prej nga janë siguruar.

“Dhashë urdhër që të hetohen “bombat” dhe në bazë të hard diskut të konfirmohet kohëzgjatja dhe të identifikohen këto biseda” tha Janeva  para Sesionit të pestë të grupit të punës 3 nga Legjislativi dhe të drejtat themelore – Kapitulli 23 nga Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut që mbahet në Klubin e Deputetëve.

Janeva theksoi se informaticientët  po i analizojnë bombat prej të cilave një pjesë e madhe janë në gjuhën shqipe dhe duhet që të përkthehen.

Në pyetjen  nëse bëhet fjalë  për të njëjtat “bomba” që i posedon PSP-ja, Janeva tha se një  pjesë të tyre i ka. Shtoi se nuk mund të garantojë nëse bombat janë nga PSP-ja sepse në këtë moment, siç tha, kjo po hetohet.