Janeva: Asnjëherë nuk e kam keqpërdorur funksionin tim dhe nuk e kam shkelur ligjin


Foto: B. Grdanoski
Prokurorja speciale publike, Katica Janeva, me rastin e xhirimeve më të reja të publikuara në portale lidhur me rastin “Reket” doli me deklaratë në të cilën shprehë, siç thotë, hapi nga mënyra në të cilën veprimet e saj lidhen me këtë rast dhe edhe njëherë cekë se në asnjë moment nuk ka tregtuar me kurfarë ndikimi, nuk e ka keqpërdorur funksionin e vet dhe nuk ka vepruar në kundërshtim me ligjin.

“E dëgjova xhirimin, të publikuar në portalet lidhur me ngjarjet për rastin ‘Reket’. Jam e habitur se si veprimet e mia si prokurore speciale publike kanë të bëjnë në çfarëdo korelacioni me rastin ‘Reket’.  Si prokurore speciale publike, është obligim i imi të kontaktoj me të gjithë të dyshuarit si dhe me persona të tjerë lidhur me veprimet penale të cilat udhëhiqen në këtë Prokurori publike dhe nga të gjithë ata të përpiqem të nxjerrë numër sa më të madh të informatave se si do ta përmirësoja pozitën në kontekst të të dyshuarve për secilin hetim/lëndë individualisht. Kam biseduar për rritje të shkallës së bashkëpunimit me të dyshuarit, për zbulimin e njohurive të reja në dobi të hetimit, më saktësisht, për përmirësimin e pozitave tona si prokurorë publik, por në asnjë rast dhe në asnjë moment nuk kam tregtuar me kurfarë ndikimi, nuk e kam keqpërdorur funksionin tim dhe nuk kam vepruar në kundërshtim me ligjin. prokurori çdoherë është prokuror, e madje edhe kur bisedon me të dyshuar në telefon, ndërkaq për deklaratë të këtillë në atë moment kishte shkak të arsyeshëm”, qëndron në deklaratën e Janevës të publikuar në ueb-faqen e PSP-së.

Ajo njëherit u bën thirrje organeve hetuese sa më shpejtë të jetë e mundur ta përfundojnë hetimin, t’i mbledhin të gjitha dëshmitë dhe t’i prëfundojnë të gjitha ekspertizat forenzike lidhur me rastin “Rekt”, për, siç thotë, “ndriçimin e plotë të këtij rasti dhe zbardhjen e emrit tim”.

Prokurorja speciale thekson edhe se pasi që do të prezantohen rreth dhjetë hetime për procesuim të shpejtë, nga ana e PSP-së shumë shpejtë do të jenë më të qarta për opinionin.

“Në ato hetime janë të dyshuar dhe shpresoj se do të akuzohen shumë funksionarë të mëparshëm dhe të tanishëm në pushtet dhe personalitete të rëndësishme në partitë, kështu që prej këtej është e qartë përse dikush me të gjitha forcat dhe me gjueti të paparë mediatike po tenton ta rrezikojë kredibilitetin tim dhe të PSP-së si dhe të prokurorëve të tjerë, e me atë po tenton t’i shkatërrojë lëndët penale të cilat zhvillohen në prokurori. Shpresoj se kjo nuk do të ndodhë”, thekson Janeva.

Ajo shpreh edhe pritje se deputetët në mbledhje të Kuvendit të RMV-së, në afat sa më të shpejtë do ta sjellin Ligjin për PP të RMV-së, ndërkaq pasi që të kthehen të gjithë prokurorët nga PP nga pushimi vjetor, para sjelljes së ligjit për PP-në, paralajmëron se do të ketë llogaridhënie të plotë për punën e deritanishme lidhur me hetimet dhe parahetimet që po zhvillohen në PSP.