Janë shënuar 10 vjet nga fatkeqësia me helikopter afër Bllacës në Katllanovë


Në pllakën përkujtimore afër Bllacës së Katllanovës, sot u shënuan dhjetë vjet nga fatkeqësia me helikopter në të cilën e humbën jetën 11 pjesëtarë të brigadës së aviacionit ajror të ARM-së.

Lule vendosën një delegacion nga Ministria e Mbrojtjes (MM) i udhëhequr nga ministrja Radimila Shekerinska si dhe përfaqësues të Shtatmadhorisë (SHA) së ARM-së, Kabinetit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Komandës së bashkuar operative, Brigadës së aviacionit ajror, Brigadës së parë të mekanizuar këmbësorike dhe anëtarë të familjeve të pjesëtarëve të vdekur.

Një delegacion i MM-së dhe ARM-së i udhëhequr nga zëvendësministri Bekim Maksuti do të vendos lule edhe në pllakën përkujtimore të pjesëtarëve të vdekur të ARM-së në kazermën “Butmir” në komandën e misionit ALTEA në Bosnjë e Hercegovinë.

Paraprakisht, delegacione të MM-së dhe ARM-së do të vendosin lule edhe në pllakën përkujtimore para komandës së brigadës së aviacionit ajror në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec.