Janë parashtruar akuza për aksidentin e autobusit të “Durmo Turs”


Prokuroria Themelore Publike Shkup parashtroi akuzë kundër gjashtë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të rënda penale kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion të cilat rezultuan me aksidentin e rëndë të autobusit të “Durmo Tursit” në të cilin 16 persona e humbën jetën, ndërsa gjithsej 38 udhëtarë kanë marrë lëndime të rënda trupore.

“Për periudhën prej 02.07.2018 deri më 13.02.2019, pronari i paditur i kompanisë transportuese dhe personi përgjegjës për auto parkun e transportuesit, nuk u janë përmbajtur rregullave të sigurisë në trafikun e autobusëve për transport masiv publik. Edhe pse ishin të vetëdijshëm se mund të ndodhte efekt i dëmshëm, u shkaktuan rrezik për jetën dhe trupin njerëzve të cilët janë transportuar në autobus në ditën kritike në relacionin Shkupit-Gostivar”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë Publike.

Pronari i kompanisë transportuese, siç thuhet në kumtesë, ka pasur vetëm certifikatë të obligueshme për kompetencën profesionale në trafikun rrugor si kusht për marrjen e licencës për kryerjen e transportit të udhëtarëve. Megjithatë,  edhe pse ishte i detyruar si person përgjegjës, ai nuk ka organizuar apo kontrolluar mënyrë të përhershme përmbushjen e kushteve të përcaktuara për punën e shoferëve dhe sigurinë teknike të automjeteve, me të cilën ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për sigurinë në komunikacionin rrugor.

Në të njëjtën kohë, ai nuk ka organizuar ose ka bërë kontrolle mbi të gjithë punën e transportuesit, nuk i ka njoftuar drejtuesit t’u përmbahen dispozitave të Ligjit për orarin e punës të punëtorëve mobil në trafikun rrugor, nuk ka ofruar shkarkimin e rregullt të të dhënave nga tahografi dhe nuk ka mbajtur evidencë dhe kontroll të kohës së menaxhimit të automjetit për çdo shofer veç e veç.

Edhe pse e ka ditur se nuk mundet menaxhimin me auto parkun ia ka lenë të akuzuarit të dytë, i cili nuk ka poseduar certifikatë për kompetencë profesionale në trafikun rrugor.

Menaxher i pandehur i auto parkut, megjithatë, u ka dhënë udhëzime shoferëve ku t’i dërgojnë autobusët për të manipuluar me tahografin me qëllim që të shmangnin gjobat për shkelje të trafikut.

Tre persona të tjerë të punësuar në stacionin e kontrollit teknik akuzohen për bashkëpunim në kryerjen e veprës penale – vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafikun e përmendur në nenin 300 paragrafi 2 në lidhje me nenin 299 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Prej Prokurorisë thonë se me aktakuzën është përfshirë edhe shoferi i autobusit në ditën kritike, 13.02.2019, i cili akuzohet se ka kryer vepër penale – vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion nga neni 300 paragrafi 2 lidhur me nenin 297 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Prokuroria Themelore Publike Shkup, lidhur me ngjarjen e njëjtë, sot parashtroi edhe propozim akuzë kundër një personi i cili akuzohet se ka kryer vepër penale  – punë e pandërgjegjshme në shërbim nga neni 353-v paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 nga Kodi Penal.