Janë numëruar mbi 90 për qind e votave: Pendarovski 52,38 për qind, Siljanovska 44,06 për qind


Sipas rezultateve paraprake të publikuara në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, nga përpunimi i  90,75 për qind të fletëvotimeve nga qendrat e votimit, kandidati presidencial i LSDM-së dhe Koalicionit Stevo Pendarovski, kryeson me 52,38 për qind para kandidates së VMRO-DPMNE dhe Koalicionit, Gordana Siljanovska-Davkovës me 44,06 për qind.

E shprehur në  vota Pendarovski ka  380.946 vota, ndërsa Siljanovska 320.393 vota. Fletëvotime të pavlefshme janë 3,56 për qind  ose 25.909.

Jehona në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale deri në orën 18:30 arrin 44,5 për qind.

Gjysmë ore para mbylljes së vendvotimeve në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në votim kanë dalë 795,577 qytetarë sipas përpunimit të 97,61 për qind prej 3.428 vendvotimeve.