Janë ndërprerë paraburgimet e Edmond Temelkos dhe Oliver Popovskit


Është ndërprerë paraburgimi për ish-shefin e MPB-së Oliver Popovski, i cili është i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, si dhe të kryetarit të komunës së Pustecit, Edmond Temelko, i akuzuar në lëndën e PSP-së “Titanik”.

Për ndërprerjen e paraburgimeve për të dy është ofruar garancion në pronë të patundur, ndërsa gjykata ka kërkuar edhe masë të kujdesit, respektivisht të lajmërohen një herë në javë në gjykatë, si dhe marrjen e dokumenteve të udhëtimit.

“Gjykata Penale e repartit për krim të organizuar dhe korrupsion, duke vepruar me propozim të mbrojtjes së Popovskit, të përfshirë me aktakuzën në lidhje me ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë, mori vendim me të cilin e solli në fuqi propozimin e ndërprerjes së masës së paraburgimit me garancë të ofruar në pronë të patundur, me të cilën pas hyrjes në fuqi të zgjidhjes se nënshkrimit të hipotekës nga ana e Agjencisë së Kadastrit, masa e paraburgimit do të ndërpritet, ndërsa për shkak të sigurimit të pjesëmarrjes në procedurë, të akuzuarit i caktohet masa e kujdesit dhe atë: Detyrim i të akuzuarit që të lajmërohet një herë në javë para personit të autorizuar zyrtar dhe Marrjen e përkohshme të dokumenteve të udhëtimit ose dokumenteve tjera për kalim të kufirit shtetëror, gjegjësisht ndalim për dhënien e tyre”, theksohet në kumtesën e Gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup.

Gjykata Penale e ndërpreu edhe paraburgimin shtëpiak të Edmond Temelkos, i akuzuar në lëndën e PSP-së të njohur si “Titaniku”, pas kërkesës së mëparshme të mbrojtjes, ndërsa si garancë është ofruar pronë e palëvizshme. Gjykata ka marrë vendim me të cilin e vendosi në fuqi propozimin e PSP-së me të cilën për shkak të sigurimit të pjesëmarrjes në procedurë, i caktohen masa të kujdesit edhe atë, i akuzuari ka për obligim që një herë në javë të lajmërohet në Gjykatën Themelore në Resnjë dhe Marrjen e përkohshme të dokumenteve të udhëtimit dhe dokumenteve tjera për kalim të kufirit shtetëror, gjegjësisht ndalim për dhënien e tyre.