Janë djegur dokumentet për ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkovskit


MPB dhe Prokuroria Publike janë duke hetuar shkaqet për zjarrin në Ministrin e Drejtësisë.

Ministria e punëve të brendshme dhe Prokuroria Publike hapën hetim për të kuptuar arsyet për zjarrin që kaploi ndërtesën e Ministrisë për Drejtësi. Përshkak se katër zyre u kapluan nga zjarri, Ministria nuk punon dhe pas përfundimit të hetimit dhe ekspertizës nga ana e MPB dhe Prokurorisë Publike, do të bëhen të ditur për publikun arsyet e zjarrit. Zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski në lidhje me këtë tha se disa zyre janë tërësisht të djegur, por MPB duhet të vijë deri tek e vërteta.

Edhe pse disa burime qeveritare kumtonin se nuk janë djegur dokumente të rëndësishme, TV Telma publikoi dokumenta të djegur nga arkivi në Sektorin për ndihmë ndërkombëtare juridike në të cilët me siguri janë edhe pakoja e dokumentave nga Greqia për ekstradimin e refugjatëve dhe ish-agjentëve Goran Grujevski dhe Nikola Boshkovski, të cilët nga Specialja janë të akuzuar për shkatërrim të pajisjeve të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim.

“Njëra prej zyrave të djegur gjendet në Sektorin për ndihmë ndërkombëtare juridike, bashkë me një pjese të arkivit. Nuk kemi njohuri sa dokumenta janë të shkatërruar, dhe cilët dokumenta. Në këto hapsira gjenden dokumentat e lëndëve për ekstradim. Për fat të mirë, sikur edhe të janë të shkatërruar dokumentat e shkruar, ata mund të gjehen edhe në formë elektronike tek sistemi kompjuterik i Ministrisë”, kanë deklaruar nga Ministria për TV Telma. Tek këto zyra gjenden edhe dokumentat që kanë lidhje me hetimet e Interpolit, por dëmi i shkaktuar për momentin matet vetëm për hapësirën dhe inventarin. (B.I.)