(VIDEO) Janë arrestuar Mitko Çavkov dhe deputetët Mukoski, Stefanovska, aktori Jovanovski..

Ish ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtor i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov sot në mëngjes është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Publike për ngjarjet në Kuvend më 27 prill.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga Prokuroria Themelore Publike më shumë informacione paralajmërojnë gjatë ditës.

Krahas Çavkovit, janë arrestuar edhe persona të tjerë, mes të cilëve, edhe deputetët Kërste Mukovski dhe Zhaklina Stefanovska, aktori Vllado Jovanovski, Goran Angellov – Qoseto nga Velesi, ish drejtor i FSSHM Sashe Stefanovski.